Sot nga ora 15:00 do të mbyllet rruga Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, raporton Ekonomia Online.
“Më 12.12.2024 (E enjte), në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9., Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.4 i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës”, ka njoftuar Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.