Inspektorati i Arsimit ka marrë vendim që t’i ndërpresë veprimtarinë Kopshtit ‘’Cambridge Kids’’ derisa ky institucion të pajiset me licencë.
Lajmin për Express e ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Dëfrim Gashi.
Gashi ka thënë se kanë urdhër që institucioni ta ndërpresë veprimtarisë derisa të sigurojë licencën.
“Kemi dhënë urdhër që institucioni ta ndërpresë veprimtarinë edukative derisa të sigurojë licencën për ta ushtruar këtë veprimtari”, ka thënë Gashi.
Ndrydhe, Cambridge Kids nuk kishte licensë për punë edhe pse ishte i regjistruar si biznes në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve Kosovare (ARBK).
Drejtori i departamentit të arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Alush Istogu ka thënë se ‘’Cambridge Kids’’ nuk kishte bërë as kërkesë për licensim.
Policia sot ka arrestuar njërën nga edukatoret e këtij institucioni privat që shihet në video duke e keqtrajtuar një fëmijë.
Të njëjtën ‘’Cambridge Kids’’ e ka përjashtuar një ditë më parë nga puna.