Mbyllet Marketi i Ndërtimit, kompanitë të kënaqura me numrin e pjesëmarrësve

Prishtinë | 02 Gus 2023 | 15:41 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prishtina për tri ditë me radhë ishte nikoqire e Marketit të Ndërtimit, i mbajtur për herë të parë në Kosovë, ku morën pjesë mbi 30 kompani më prestigjioze të ndërtimit dhe të produkteve të ndërtimit, raporton Ekonomia Online. Pjesëmarrësit u shprehën të kënaqur me numrin e pjesëmarrësve në Market, duke pohuar se kjo u ndihmoi në promovimin e produkteve.

Arben Daka, përfaqësues i “Quatro Trade”, e vlerësoi këtë iniciativë, duke kërkuar që si i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi ka bërë bashkë bizneset me qytetarët.

“Marketi i ndërtimit me konceptin e vetë që është ekzekutuar këtu në Kosovë ka një efekt jashtëzakonisht pozitiv në promovimin e bizneseve si dhe për ta bërë bashkë ofertën dhe kërkesën, si në aspektin e bizneseve me njëra-tjetrën, edhe në atë të interaksionit me publikun për promovimin e bizneseve”.

“Mendoj se është një iniciativë e shkëlqyeshme për të cilën uroj të vazhdojë edhe më tutje”, u shpreh Daka.

Adona Kullashi nga “Temaj Qeramikë”, tha se Marketi u ka mundësuar të jenë sa më afër me klientët dhe frekuentimi i qytetarëve ka qenë i madh, raporton EO.

“Realisht ka qenë diçka e nevojshme jo vetëm për neve, por për të gjitha kompanitë, edhe klientët privatë por edhe neve kompanitë na ka ndihmuar që të kemi komunikim sa më afër me klientët”. 

“Duke marrë parasysh që është dita e tretë, qarkullimi ka qenë goxha i madh”, tha Kullashi për Ekonomia Online.

Marketi është organizuar nga “Ekipi A Managment” i përbërë nga ekspertë dhe të diplomuar në universitete prestigjioze amerikane, ku synim kishte shitblerjen e banesave, shtëpive dhe produkteve tjera, me zbritje promovuese.

Të ngjashme