Antonio Conte do të vazhdoj të jetë trajner i Interit edhe sezonin e ardhshëm.
Lajmi është konfirmuar nga klubi zikaltër të cilët kanë marrë vendimin pas një diskutimi 3 orësh mes trajnerit Antonio Conte dhe presidentit Steven Zhang.
Në takim ishte dhe avokati Cappellini, i cili merret me kontratat e lojtarëve dhe trajnerit. Presidenti nga krahu tjetër ia ka bërë të qartë Contes se dëshiron të vazhdojë me trajnerin italian.
Interi doli me një komunikatë zyrtare ku shkruan se mes palëve ka vullnet të mirë për të vazhduar bashkëpunimin.