Mbyllet një pikë e shitjes së një lotarie në Malishevë

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Inspektorët komunal të Malishevës, të enjten kanë larguar një pikë të shitjes së një lotarie, e cila ishte duke funksionuar brenda hapësirave të Postës së Kosovës, në Malishevë.

Sipas drejtorit të Inspektoratit, Dibran Kastrati, inspektorët komunal, me të marrë informacionin se një nga lotaritë, e ka një pikë të saj brenda objektit të postës, kanë reaguar menjëherë dhe e kanë bllokuar dhe mbyllur edhe këtë pikë, si dhe kanë larguar reklamën e vendosur brenda objektit.

Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim për ndërprerjen e veprimtarisë së lojërave të fatit dhe inspektorët komunal do ti ndërpresin të gjitha këto veprimtari, që tanimë janë të ndaluara, transmeton Koha.net.

Sipas një njoftimi të dërguar medieve, bëhet e ditur se Posta e Kosovës paraprakisht kishte marrëveshje me kompaninë e lojërave të fatit, “EuroLloto”, dhe kjo tani është ndaluar nga inspektorët komunal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme