Mbyllet një rrugë në Hajvali deri më 24 dhjetor

Prishtinë | 02 Tet 2025 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Rruga “Ulëzat” në Hajvali do të jetë e mbyllur deri më 24 dhjetor të këtij viti. Komuna e Prishtinës kanë njoftuar se mbyllje do të bëhet për shkak të punimeve ndërtimore nga Drejtoria e investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave.

Gjatë kohës sa do të jetë e mbyllur, nga komuna kanë thënë se do të sigurohet lëvizja e lirë e këmbësorëve dhe do të menaxhohet trafiku.

“Ju njoftojmë se për shkak të realizimit të punimeve ndërtimore nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, rruga “Ulëzat” në Hajvali do të jetë e mbyllur përkohësisht dhe pjesërisht. ➡️ Kjo masë do të zgjasë deri më 24.12.2025.ℹ️ Gjatë periudhës së mbylljes, do të sigurohet lëvizja e lirë e këmbësorëve dhe do të menaxhohet trafiku në mënyrë që të minimizohet pengesa për qarkullim. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet ne njoftimin e Komunës.

Të ngjashme