Pamje gjatë bastistjeve të kryera në zyrat e gazetës, Stand News.
Një e përditshme online në Hong Kong do të ndalë punën këtë javë, duke u bërë gazeta e tretë pro-demokracisë që mbyllet së fundi, si pasojë e shtypjes së disidentëve dhe përkeqësimit të situatës në fushën e lirinë e shtypit.
Gazeta, Citizen News, nuk do ta përditësojë faqen e saj nga 4 janari dhe do të mbyllet ndërkohë, është thënë në njoftimin e saj më 2 janar në Facebook.
“Ne të gjithë e duam këtë vend, thellësisht. Për fat të keq, para nesh nuk ka vetëm shi e erëra, por uragane dhe cunami”, është thënë në njoftim.
“Ne nuk e kemi harruar asnjëherë përmbajtjen tonë origjinale. Për fat të keq, ne nuk mund të kthejmë besimet tona në realitet për shkak të ndryshimeve të mëdha në shoqëri në dy vjetët e fundit dhe përkeqësimit të ambientit për mediat”.
Ky vendim vjen tre ditë pasi dy kryeredaktorë të gazetës, Stand News, janë akuzuar për rebelim dhe janë burgosur.
Zyrtarë policorë shihen para objektit të gazetës Stand News në Hong Kong.
Bastisjet policore çojnë në mbylljen e një gazete në Hong Kong
Akuzat kundër tyre kanë ardhur një ditë pasi policia ka kryer bastisje në zyrat e gazetës.
Për pasojë, Stand Neës është mbyllur. Një tjetër gazetë, Apple Daily, është mbyllur në muajin qershor, pasi autoritetet ia kanë bllokuar fondet.
Pekini ka nisur të shtypë disidentët në Hong Kong, prej kur ka nisur të zbatojë Ligjin e ri për siguri kombëtare më 2020.
Ligji është miratuar pas protestave masive për demokraci më 2019.