Ka përfunduar me rezultat 0:0 ndeshja miqësore mes Spanjës dhe Portugalisë.
Të dy ekipeve u konvenoi kjo ndeshje për të parë nivelin e tyre para Kampionatit Evropian që nis më 11 qershor, shkruan Gazeta Express.
Rastet nuk munguan në të dy anët, por konkretizimi po.
Rasti më i mirë ishte ai i minutës së fundit kur Morata doli një me një me portierin, por goditja e tij përfundoi në traversë.
Të dyja këto kombëtare do të paraqiten në Euro 2020.
Spanja është në grup me Suedinë, Poloninë dhe Sllovakinë, kurse Portugalia gjendet në “grupin e vdekjes” bashkë me Francën, Gjermaninë dhe Hungarinë.