Mbyllet për medie takimi i Kurtit me kryetarët e komunave

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Takimi i kryeministrit, Albin Kurti, me kryetarët e komunave është mbyllur për medie, raporton Ekonomia Online.

Pas fjalës së Kurtit takimi është mbyllur për medie për t’i lënë vend diskutimit të kryetarëve me qeveritarë.

Pjesë e këtij takimi janë ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Kryeministri Kurti, gjatë fjalës së tij, kërkoi nga kryetarët e komunave që të rrisin shërbimet ndaj qytetarëve.

“Për nivelin komunal ka një rritje të buxhetit prej 100 milionë eurove krahasuar me vitin paraprak. Kjo duhet të reflektojë edhe në rritjen e shërbimeve komunale karshi qytetarëve tanë, mirëqenies, shëndetësisë, sportit, rinisë e kulturës dhe zhvillimit socio-ekonomik”, tha Kurti.

Të ngjashme