Komuna njofton se, për shkak të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale, do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.
Mbyllja do të jetë në fuqi nga 10 deri më 18 korrik 2026.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet përmes sinjalizimit të përkohshëm të vendosur në terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të vazhdojë pa ndërprerje.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre duke shfrytëzuar rrugë alternative deri në përfundimin e punimeve.