Mbyllet pikëkalimi kufitar në Merdar, konfirmon QKMK – Thirrje bashkatdhetarëve të shfrytëzojnë pikat e tjera

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 23:41 | Nga Ekonomia Online

Është mbyllur edhe zyrtarisht pikëkalimi kufitar në Merdar.

Këtë e ka konfirmuar zyrtarisht edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), në një njoftim në orët e vona të së martës.

“Shkak për këtë janë barrikadat e vendosura rreth dy kilometra larg nga kufirit. Ky pikëkalim, deri në njoftimin e radhës, mbetet i mbyllur”, thuhet në njoftimin në faqen e Facebookut.

Sipas tij, kompania tek e cila bën pjesë, ka edhe dy autobusë të tjerë, që kanë mbetur prapa.

Ndërkohë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Përmes një komunikate, MPJD u bëri thirrje mërgimtarëve që t’i shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare, pasi strukturat kriminale serbe kanë vendosur postblloqe të tjera.

Më herët, mediet raportuan se një grup prej rreth njëzet personave, sonte kanë bllokuar pikëkalimin në Merdar në territorin e Serbisë, në shenjë mbështetjeje për serbët nga Mitrovica e Veriut.

Të ngjashme