Brazili ka shkuar në pushimin e pjesës së parë me epërsi 1-0 ndaj Spanjës në kuadër të finales së Lojërave Olimpike që po mbahen në Tokio.
Takimin më mirë e filluan spanjollët që rrezikuan me anë të anë të Mikel Oyarzabal që pasoi te Dani Olmos në minutën e 16-të, por goditja e tij të fundit doli e pasaktë.
Në minutën e 35-të, Matheus Cunha i Brazilit lëshoi një goditje të fuqishme, mirëpo që u bllokua nga mbrojtja kundërshtare.
Një minutë më vonë, Unai Simon bëri nj ndërhyrje të ashpër ndaj Cunhas, por që gjyqtari bëri me shenjë se loja duhet të vazhdojë.
Por, një rishikim në VAR, u bë e ditur se ishte penallti dhe përgjegjësinë e mori Richalison.
Anëtari i Evertonit në minutën e 38-të ishte përballë portierit Simon, por goditja e tij nga pika e bardhë shkoi mbi portë.
Por, derisa ishin sekondat e fundit të pjesës së parë, Cunha e kaloi Brazilin në epërsi, pasi shënoi në minutën e 45+3′.