Austria ka shkuar në pushimin e pjesës së parë me epërsi ndaj Ukrainës me rezultat 1-0 në kuadër të rrethit të tretë të Grupit C në Euro 2020.
Pas vetëm 21 minutash, austriakët kaluan në epërsi nëpërmjet Christoph Baumgartner, që u asistua nga David Alaba.
Ukraina më pas tentoi t’i barazonte shifrat në 1-1, me Mykola Shaparenko (29’) që bëri një goditje të fuqishme, por Daniel Bachmann bëri pritje fantastike.
Në minutën e 37-të, Konrad Laimer i Austrisë lëshoi një goditje të mirë, mirëpo Georgi Bushchman po ashtu bëri pritje të madhe.
Austriakët lëshuan një shans tjetër të mirë, pasi Marko Aranutovic nuk qëlloi saktë në kuadratin e portës.