Platforma e kërkimit në internet, AskMe, është mbyllur duke pushuar kështu nga puna 4000 punonjësit e stafit të saj.
Sipas një raporti të The Economic Times, arsyeja e mbylljes ishte një krizë e rëndë ekonomike në të cilën gjendej ekonomia kohët e fundit.
Ndërkohë që portali AskMe.com është akoma live, por asnjë nga porositë e bëra në të nuk janë më të vlefshme. Mendohet gjithashtu se një nga arsyet e mbylljes ishte ikja e papritur e një prej investitorëve më të mëdhenj të saj, Astro Holdings, për të cilën AskMe i ka shkruar dhe Ministrisë së Koorporatave dhe Regjistrimit të Kompanive për ta ndaluar ikjen e saj pa përmbushur detyrat dhe detyrimet ndaj kompanisë, por që ishte e kotë.
Kohët e fundit gjithashtu 650 punonjës ishin larguar nga kompania. AskMe ishte formuar në 2010 dhe prezantoni faqen e saj online të blerjeve të quajtur AskMeBazaar në 2012, ndërkohë që kishte lidhje me 12 000 tregje në 70 qytete të ndryshme të botës.