Rruga Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmenti Sllatinë-Komoran, sot do të mbyllet përkohësisht.
Këtë e ka bërë të ditur Minisitria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. në një komunikatë ku thuhet se në këtë pjesë të rrugës është duke u punuar për të vendosur struktura metalike e mbikalimit.
“Ju njoftojmë se në kuadër të ndërtimit të mbikalimeve për sigurinë e jetës së qytetarëve, Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do ta bëjë mbylljen e përkohshme të rrugës Nacionale N9, Prishtinë-Pejë, segmenti Sllatinë-Komoran, lokacioni në fshatin Korroticë e Epërme pjesa tek “Kroi i Mbretit”, pasi që në mbikalimin i cili është duke u ndërtuar do të vendoset struktura metalike e këtij mbikalimi”, thuhet në njoftim.
Mbyllja e përkohshme e segmentit në fjalë, do ta bëhet më datën 28. 03.2021, duke filluar nga ora 00.00 deri në 5.00 të mëngjesit.