Avokati Arianit Koci, ka kritikuar vendimin e Kuvendit dhe ka thënë se është kundër ndalimit të lojërave të fatit në Kosovë.
Koci në RTV Dukagjini, ka thënë se me këtë vendim të Kuvendit janë shkelur rëndë të drejtat pronësore të investitorëve vendor dhe ndërkombëtarë.
“Janë dhënë licenca. Këta kanë investuar. Ka prej tyre që kanë marrë lokalet me qira në avancë prej pesë vitesh për shkak të pagesës më të ulët. Ka investitor të huaj që i mbron ligji për investimet e huaja. Në fund tërhiqen licencat. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut edhe licencën e konsideron si pjesë e së drejtës pronësore. E drejta pronësore është një prej të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, ka thënë Koci.
Koci ka thënë se të japish licenca e pastaj t’u tërheqësh në mënyrë ad-hoc është e palogjikshme.