Mbyten 30 emigrantë në ujërat e Libisë

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 16:27 | Nga

Të paktën 30 emigrantë, disa prej tyre edhe fëmijë, janë mbytur në ujërat e Libisë, thonë rojet e bregdetit në Itali. Mbytja ndodhi për shkak se anija e ngarkuar me njerëz ishte e mbingarkuar, rreth 500 emigrantë.

Ekipi i shpëthimit thanë për BBC se rreth 200 persona kanë rënë në ujë, mirëpo deri tani dihet për vetëm 30 që kanë vdekur.

Vlen të theksohet se më shumë se 50 mijë emigrantë këtë vit ia kanë mësyrë Italisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme