Një 76-vjeçar nga Fieri ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi është mbytur në ujërat e Vlorës. Mësohet se viktima, M.H. banues në Fier ndodhej me pushime pranë zonës së quajtur “Uji i Ftohtë”.
Sipas raportimeve të Policisë, viktima është gjetur në breg të detit në gjendje të rëndë, dhe më pas ka humbur jetën. ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, të cilët kishin ardhur për të pushuar në plazhin e Vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. Po kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e shkaqeve.