Mbytet një pushuese në plazhin e vjetër të Vlorës.
Gruaja rreth 70-vjeç është parë të pluskojë mbi ujë mëngjesin e sotëm.
Kanë qenë pushuesit e tjerë ata që kanë hyrë për t’i dhënë ndihmën e parë gruas së identifikuar si Shota Baci. Pavarësisht ndihmës, mësohet se gruaja nuk ka mundur të mbijetojë.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia. pritet që trupi i pajetë i 70-vjeçares t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e aksidentit.