Reperët e labelit PINT janë nga artistët më të vlerësuar të skenës sonë muzikore.
MC Kresha dhe Lyrical Son po sjellin rap e hip-hop kualitativ, me këngë e albume që gjithmonë po kanë sukses, shkruan Gazeta Express.
E pas suksesit shumë të madh me albumin e fundit, “Rapsodët n’Rap t’Sotit”, këngët e të cilit po dëgjohen edhe sot, ata ka kohë që kanë paralajmëruar edhe albumin e tyre të radhës, i cili pritet të publikohet këtë vit.
Fansat vazhdimisht janë duke pyetur se kur do të dalë ky album, titulli i të cilit është “United States of Albania”, e MC Kresha i pyetur nga Gazeta Express ka treguar se ata nuk janë ende gati ta publikojnë pasi duan që të gjitha këngët të jenë të përpunuara sa më mirë.
Sigurisht se albumet e nivelit që po sjellin ‘PINT’ duan kohë për t’u përgatitur, e megjithëse nuk do ta kemi gjatë kësaj sezone, ata po mundohen që ta sjellin sa më shpejt në treg.
Deri tani janë publikuar disa këngë nga albumi, të cilat tregojnë se përsëri do të kemi një album kualitativ.