Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, e ka përgëzuar iniciativën për ndryshime kushtetuese në Serbi, duke e konsideruar si hap të madh drejt integrimit të këitj shteti në Bashkimin Evropian.
“E mirëpres vendimin e qytetarëve serbë për t’i përkrahur ndryshimet kushtetuese që e përforcojnë pavarësinë e Gjyqësorit”, ka shkruar McAllister në Twitter.
“Një hap i rëndësishëm përpara në rrugën e këtij shteti drejt integrimit në BE”.
McAllister shtoi se Bashkimi Evropian do ta vazhdojë monitorimin e procesit të zbatimit të agjendës së reformave.
I welcome the decision of #Serbian citizens to support constitutional amendments reinforcing the independence of the judiciary. An important step forward on the country's path to EU integration. @EP_ForeignAff will continue monitoring the implementation of the reform agenda.
— davidmcallister (@davidmcallister) January 17, 2022