Sporti i UFC-së është një nga më të ndjekurit në mbarë botën dhe padyshim një nga boksierët më të mirë të kësaj kategorie është irlandezi Connor McGregor.
McGregor është bërë shumë i famshëm falë aftësive të tij dhe humbjeve të pakta që numëron ne kategorinë e peshës ku ai bën pjesë.
Gjithsesi Irlandezi është shkëputur për një periudhë të konsiderueshme nga ky sport që nga ndeshja që humbi kundër Floyd Mayweather.
Por një lajm i mirë vjen për të gjithë tifozët e këtij sporti.
Tashmë është zyrtare, Connor McGregor do të bëjë rikthimin e tij në ringun e UFC-së, për t’u ndeshur kundër Khabib Nurmagomedov.
Në lojë do të jetë dhe titulli i peshave të lehta, ndërkohë që ndeshja do të zhvillohet më 6 tetor në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit.