Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shal me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Shala, tha se në cilësinë e koordinatores nacional kundër dhunës në familje, ka realizuar një varg vizitash në institucionet që merren me shqyrtimin e rasteve të dhunës së familje.
Sipas saj, me drejtorin e Policisë, Samedin Mehemti janë marrë vesh që të bashkërendojnë aktivitet në parandalimin e dhunës në familje.
“Me drejtorin ndamë shqetësimin për fenomenin e dhunës në familje si dhe diskutuam hapat konkret që mund të ndërmarrim dhe se si mund të bashkërendojmë aktivitetet në parandalimin e rasteve të tilla”.
Ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se do të bëhen disa ndryshime sa i përket çështjeve procedurale dhe operacionle, në mënyrë që qasja ndaj viktimave të jetë sa më profesionale, raporton EO .
“Ne patëm një diskutim rreth çështjeve të caktuara të cilat dhe mënyrën se si duhet ta përmirësojmë sistemin me qëllim që ta parandalojmë dhunën në familje po edhe në raste në të cilat ndodh dhuna në familje mënyrën e reagimit”.
“Fokusi ishte te Policia dhe reagimi i Policisë për çka diskutuam çështje konkrete me zëvendësministren dhe përkushtohemi që ne kemi bërë disa ndryshime te sektori i dhunës në familje të çështjeve procedural dhe operacionale si t’i trajtojmë dhe identifikojmë aty ku i kemi pengesat ose aty ku i kemi problemet në natyrën e përkushtimit dhe punës së Policisë”.
“Ajo çka është shumë e rëndësishme është që Policia si reaguesi i parë në rastet e dhunës në familje të reagojë në mënyrë profesionale dhe qasja të jetë e atillë që viktimat të mos riviktimizohet, por të trajtohet në mënyrë profesionale”.