MD-ja e ka gati Ligjin e ndryshuar për Agjencinë Kundër Korrupsion, i jepen kompetenca shtesë

| 14 Dhj 2020 | 11:39 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Drejtësisë (MD) e ka gati Ligjin e e ndryshuar për Agjencinë Kundër Korrupsion. Këtë e ka bërë të ditur ministri Selim Selimi në një konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se ndryshimet janë bërë në koordinim me të gjithë mekanizmat vendës dhe ndërkombëtar.

Sipas tij, janë të trajtuara të gjitha çështjet që i referohen pengesave në zbatim nga ana e organit zbatues dhe atyre çështjeve që nuk kanë qenë të mbuluara me dispozita përkatëse ligjore e që i referohen Agjencisë.

Ai më tej ka sqaruar se ndër risitë më të veçanta të këtij Projekt ligji është se Agjencia do të ketë kompetenca për të shqiptuar masa administrative dhe gjoba në rast të shkeljes së dispozitave ligjore.

Selimi shtoi se risi tjetër e këtij Projekt-ligji është Agjencia do të monitorojë Strategjinë Anti-Korrupsion i cila do te jete dokument udhërrëfyes për institucionet e Kosovës.

“Përkundër shumë aktiviteteve, Ministria e Drejtësisë fokus të veçantë i ka dhënë kornizës ligjore dhe normative. Në këtë drejtim, dëshiroj të njoftoj publikun se në shënim të Javës Kundër Korrupsionit, Ministria ka finalizuar punët rreth projekt ligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit”.

“Grupi punues gjatë hartimit të draftit ka marrë parasysh komentet dhe rekomandimet nga mekanizma dhe raporte të ndryshme qofshin këto organizata vendore dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë duke marrë për bazë edhe rekomandimet e dala nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit. Grupi Punues i themeluar nga Ministria e Drejtësisë është mbështetur nga Zyra e UNDP – Projekti SAEK, Ambasada e ShBA-së në Kosovë, dhe Zyra e BE-së në Kosovë”.

“Çështjet kryesore të trajtuara nga ky projektligj kanë konsistuar në nevojën dhe qëllimin e plotësimit dhe ndryshimit nga Ligji paraprak i cili është në fuqi. Në versionin aktual të projektligjit janë të trajtuara të gjitha çështjet që i referohen pengesave në zbatim nga ana e organit zbatues dhe atyre çështjeve që nuk kanë qenë të mbuluara me dispozita përkatëse ligjore e që i referohen Agjencisë”.

“Është synimi i kahmotshëm për të përqendruar kompetencat e Agjencisë në fushën e parandalimit për t’i ikur çfarëdo dualizmi të kompetencave me organet tjera ligj-zbatuese është arritur me këtë Projekt-ligj duke shënuar një përmirësim të dukshëm në këtë drejtim. Përmes këtij Projekt – ligji, Agjencia merr kompetenca të qarta në funksion të parandalimit të korrupsionit duke përcaktuar përfundimisht një kornizë efektive anti-korrupsion dhe nga ana tjetër përcakton kompetencat ligjore të Agjencisë në fushën e parandalimit të korrupsionit, veçanërisht në fushën e hetimeve administrative në lidhje me parandalimin e konfliktit të interesit, procesit të deklarimit të pasurisë dhe dhuratave, dhe çështjet që ndërlidhen me sinjalizuesit”.

“Për më tepër, një ndër risitë më të veçanta të këtij Projekt ligji është së Agjencia do të ketë kompetenca për të shqiptuar masa administrative dhe gjoba në rast të shkeljes së dispozitave ligjore, që e vendos Agjencinë në një stad shumë të avancuar në rolin e saj për parandalimin e korrupsionit”.

“Risi tjetër e këtij Projekt-ligji është Agjencia do të monitorojë Strategjinë Anti-Korrupsion i cila do te jete dokument udhërrëfyes për institucionet e Kosovës, i draftuar dhe miratuar nga qeveria si manifestim i vullnetit politikë. Për më tepër, Agjencia do të ketë kompetenca shtesë sa i përket Vlerësimi kundër- korrupsion të akteve ligjore, Vlerësimi i rrezikut të korrupsionit, dhe Planeve te Integritetit. Ministria e Drejtësisë, pas marrjes së deklaratave përkatëse projektligjin do ta procedoj pa vonese për miratim në Qeveri”.

Të ngjashme