MD-ja synon zhvillimin dhe përmirësimin e kornizës ligjore, nënshkruan marrëveshje

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 13:27 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Drejtësisë dhe International Finance Corporation (IFC) kanë nënshkruar marrëveshjen bilaterale, për zhvillimin dhe përmirësimin e kornizës ligjore, raporton Ekonomia Online.

IFC do të këshillojë Qeverinë e Kosovës ndërsa përditëson ligjet dhe rregulloret e saj të falimentimit. Rregullat e reja do të synojnë të ndihmojnë bizneset me probleme të rivitalizohen dhe bizneset e dështuara të mbyllen me efikasitet, duke lëshuar kapitalin e vlefshëm përsëri në ekonomi.

Iniciativa, e njohur si Projekti i Zgjidhjes së Borxhit, pritet të krijojë një rrjet sigurie për bizneset dhe investitorët, duke përmirësuar qasjen në kredi, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, tha se kjo marrëveshje do të ndihmojë në forcimin e rrugës për zgjidhjen e kredive jopërformuese, rritjen e kthimit te kreditorët dhe ruajtjen e bizneseve të qëndrueshme.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje përfundimi i bashkohen forcat me dhe sekond që të promovojmë një mjedis miqësor për biznes miqësorë për bizneset private duke krijuar një rrjet sigurie për ta dhe investitorët dhe njëkohësisht rritur qasje në kredi. Forcimi legjislacionit të falimentimit dhe përmirësimi i sistemit të rritjes së borxhit është një nga elementet e rëndësishëm për të përmirësuar punën e biznesit. Me ndihmën e IPC dhe sekos synojmë të identifikojmë dhe të përfshijmë praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë reformë. Me qëllim të forcimit të bazës ligjore dhe rritjes së kapaciteteve të profesionistëve të falimentimit”.

“Kjo duke pasur parasysh që legjislacioni modern mbi falimentimin dhe praktikat të prokurimit të borxhit të bizneseve mbështeten në rimodelimin e strukturës financiare dhe organizative debitorëve që përjetojnë vështirësi financiare për të mundësuar rehabilitimin në vazhdimësi të biznesit të tyre”.

Tutje, ajo tha se janë duke punuar për ndërtimin e kapaciteteve dhe aktivitete të ngritjes së njohurive veçanti për administratorët, gjyqtarët dhe përfaqësuesit e bizneseve për të rritur informacione për këto praktika dhe siguruar zbatueshmëri më të lartë.

“Përmes kësaj marrëveshje ministria ndihmon në përmirësimin e punës së biznesit në Kosovë ku të gjitha akterët i gëzojnë të drejtat e tyre dhe e bartin obligimin e parashikuara me ligjin në fuqi. Dhe si rrjedhojë kreditore debitore dhe palët e treta janë të njohur me interesat e tyre”.

Ndërsa, Ary Naim menaxher rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore tha se duke pasur parasysh se regjimet efektive të falimentimit janë tiparet kryesore të një ekonomie moderne të tregut, qëllimi është të nxitë mekanizmat e falimentimit në Kosovë, duke promovuar zgjidhje jashtë gjykatës dhe procedurave të përshpejtuara të ristrukturimit.

“Jemi shumë të emocionuar që të punojmë me juve dhe që të kemi një rimëkëmbje të krizës dhe në këtë kontekst investimi në klimën biznesore do të ndihmonte kompanitë e Kosovës për të pasur mundësi të ndryshme. Prandaj që të kemi në bazë të mirë për falimentim është shume e rëndësishme sepse kur merremi me falimentimin do t’i ndihmonte ata që t’i kthehen biznesit dhe ti mbrojnë punëtorët”.

“Gjithashtu do t’i ndihmojë ata me financat në vend, sistemi i drejtësisë do të mënjanonte ngarkesat në gjykatë . Kështu që kjo do t’i ishte zgjidhja për proceset jashtë gjyqësore. Prandaj është shumë e rëndësishme”.

Projekti do të zbatohet në partneritet me qeverinë e Zvicrës, e përfaqësuar nga Sekretariati Zviceran për Çështjet Ekonomike(SECO).

Të ngjashme