Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Pejës nga zyrtarët policor janë shqiptuar 94 gjoba për mosrespektim të masave Anti-COVID.
Policia ka kërkuar nga qytetarët, institucionet e bizneset që të respektojnë vendimet e Qeverisë së Kosovës.
Nga policia në Pejë kanë thënë se zyrtarët policorë do të veprojnë duke realizuar kontrolle në rrugë, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik.
“Për mos zbatim të masave, në 24 orët e fundit në rajonin e Pejës nga zyrtarët policor, janë shqiptuar nëntëdhjetë e katër gjoba ( 94) sipas ligjit anticovid. Zyrtarët policorë do të veprojnë dukë realizuar kontrollet në rrugë, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik, nëpër auto-taksitë, në transportin urban e ndër urban. Policia e Kosovës bënë apel, njëkohësisht kërkon nga qytetarët, institucionet, bizneset që të respektojnë vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, është thënë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.