Më 13 dhjetor në Shkup, protestohet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Prishtinë | 04 Dhj 2025 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Pas Prishtinës e Tiranës, më 13 dhjetor do të protestohet edhe në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Më 13 dhjetor në orën 13:00 organizohet demonstratë në përkrahje të luftëtarëve të lirisë që padrejtësisht mbahen në burgjet e Hagës. Në orën 13:00 në sheshin Skënderbeu në Shkup”, ka thënë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, për mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Protestën në Shkup e kishte paralajmëruar ditë më parë edhe kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Me anë të këtyre protestave kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të cilët që nga 2020 mbahen në paraburgim.

Në 2022 ka nisur edhe gjykimi i tyre për akuzën për krime kundër njerëzimit.

Të ngjashme