Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se më 15 dhe 16 prill 2024, në Prishtinë do të mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë .
“Prishtina do t’i hapë dyert sërish për pjesëmarrës nga mbarë bota me qëllim të bashkëpunimit për siguri e paqe të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, ka thënë ajo përmes një videoje të publikuar në faqen e saj në Facebook.
“Në edicionin e parë të Forumit mirëpritëm liderë, akademikë, eskpertë, kampionë të Agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë nga e mbarë bota për të trajtuar çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë dhe mirëqënien e grave në mbarë botën” .
“Nga qëndrimi kundër dhunës seksuale gjatë luftës deri tek çështjet e sigurisë klimatike gratë janë heroina të cilat bashkojnë përherë inteligjencën dhe integritetin në shërbim të paqes dhe sigurisë”, shtoi Osmani.
Në këtë forum do të jenë të pranishëm 500 pjesëmarrës nga 33 shtete.