Më 16 korrik merret vendimi për mocionin e ish-krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK ka një thirrje për Specialen

Prishtinë | 12 Kor 2025 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka bërë thirrje trupit gjykues të Gjykatës Speciale që të mos mbyllë sytë para të vërtetës së luftës çlirimtare.Thirrja e OVL-së vjen pas njoftimit se më 16 korrik pritet marrja e vendimit për mocionin e dorëzuar nga ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, shkruan IndeksOnline.

“Ky moment është një test për drejtësinë dhe për të vërtetën. Lufta jonë çlirimtare ka qenë e drejtë, e pastër dhe e ndërtuar mbi themele të lirisë e dinjitetit kombëtar” deklaron mes të tjerash OVL-UÇK.

Të ngjashme