Më 17 dhe 18 janar në Strasburg të Francës mbahet takimi i përbashkët Kosovë-Bashkimi Evropian për Stabilizim Asociim, raporton Ekonomia Online.
Memli Krasniqi, kryesues i komisionit, tha se në takim do të diskutohet për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, por edhe marrëveshjet e tjera.
“Komisioni i përbashkët do mbahet në Strasburg, diskutuam pikat, komisioni i përbashkët BE-Kosovë për MSA që vlerëson jo vetëm zbatimin në kuadër të marrëveshjes, por edhe të gjitha marrëveshjet tjera. Kishim një frymë konstruktive të bashkëpunimit për ta përfaqësuar Kosovën, qe do mbahet më 17 dhe 18 në Strasburg”, tha ai.
Ai ka sqaruar se në takim do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, që do të paraqes qëndrimet e Qeverisë.
“Një ndër pikat kryesie kur prezantojnë përfaqësuesit të Qeverisë dhe ministri i Jashtëm Pacolli që do të prezantojë pikëpamjet e Kosovës dhe anëtarët e delegacionit do të japin mendimet dhe vlerësimet e veta. Në kuadër të këtij takimi do të ketë diskutime për zbatimin e MSA dhe sfidat e MSA në të ardhmen”, sqaroi Krasniqi.