Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur përurimi i shtëpive të ndërtuar në Thumanë pas tërmetit do të bëhet më 24 nëntor.
Ndërtimi i këtyre shtëpive është mundësuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.
Pacolli përmes një statusi në Facebook ka shtuar se ndërtimi i shtëpive ka përfunduar dhe janë duke u marrë me punimet e tjera.
Postimi i plotë:
Më 24 të këtij muaji dorëzohen shtëpitë per familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë.
Jemi pranë fundit!
Shtëpitë kanë përfunduar, tani po bëjmë rregullimin e jashtëm, shëtitoret, trotuaret, hapësirat e gjelbërta dhe mbjelljen e drujve dekorativ etj.
Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.
Gjej rastin të falënderoj familjaret e mi, bashkëpunëtorët, koperuesit dhe të gjithë ata që morën pjesë në punimet për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare.