Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, do të mbahet me 29 Maj 2020 (e Premte ), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.
Për këtë mbledhje kryesuesi ka propozuar këtë rend dite:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
3. Shqyrtimi i Propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019;
4. Shqyrtimi i Propozim vendimit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë;
5. Shqyrtimi i Propozim vendimit të kryetarit të Komunës për dhënien e pronës së paluajtshme – lokaleve afariste të Komunës në shfrytëzim personave juridik;
6. Raport i DKA-së për ecurinë e zhvillimit të mësimit online, në distancë.