Me 3 dhe 4 nëntor hapet libri i zisë për Fatos Nanon në Ambasadën shqiptare në Prishtinë

Prishtinë | 01 Nën 2025 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se, data 2 nëntor 2025, është shpallur Ditë Zie Kombëtare në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Në zbatim të këtij vendimi, Abasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës ka bërë të ditur do të hapë librin e ngushëllimeve në datat 3 dhe 4 nëntor 2025, në ambientet e Ambasadës, në oraret: 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00.

Të ngjashme