Më 4 gusht aktgjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit

Prishtinë | 01 Gus 2023 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Aktgjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit do të shpallet më 4 gusht.

Të akuzuar për vrasjen e Osmanit janë Dardan Krivaqa dhe Arber Sejdiu.

Përndryshe në seancën e sotme Krivaqa shprehu keqardhjen për atë që ka ndodhur duke pohuar se do të donte ta kthente kohën pas.

Në anën tjetër, familja e viktimës ka kërkuar burg të përjetshëm për të akuzuarit.

Sipas aktakuzës, më 22 gusht 2021, në banesën e të pandehurit Dardan Krivaqa, në rrugën “Ramadan “Rexhepi”, në Ferizaj, me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e Krivaqa ai dhe Sejdiu e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën ai ishte në bashkësi jashtëmartesore.

Të ngjashme