Më 4 nëntor 2025 mbahet ankandi i radhës për letra me vlerë

Prishtinë | 28 Tet 2025 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 4 nëntor 2025 do të zhvillohet ankandi i dymbëdhjetë për këtë vit.

Në këtë ankand do të emetohen Obligacione shtetërore trevjeçare në vlerë prej 20 milionë eurosh.

Investimi në këto obligacione konsiderohet i sigurt dhe garantohet me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. Interesi përcaktohet nga tregu dhe mbetet i garantuar gjatë gjithë periudhës trevjeçare, ndërsa është plotësisht i liruar nga tatimi.

Për më shumë informacione rreth pjesëmarrjes në ankand, qytetarët mund të kontaktojnë bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme