Me 50 euro në xhep mori rrugën për Gjermani, tani ky kosovar është biznesmen i suksesshëm

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Ai është një tjetër shqiptar që në vitet e 90-ta, la atdheun poashtu për një mundësi dhe jetë më të mirë.

Por sot Bali Baliu është ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në Diasporë. Ai për më shumë se 20 vite menaxhon një kompani të Ndërtimit në Köln të Gjermanisë.

Sigurisht që rrugëtimi i tij deri këtu nuk ka qenë aspak i lehte. Bali Baliu për  herë të parë ka rrëfyer vështirësitë e asaj kohe, sfidat nëpër të cilat ka kaluar gjithë ato vite dhe momentet që i kanë mbetur edhe sot në mendje.

Ai thotë se: “Peripecitë e atyre viteve i kujton gjithmonë, por në njëfarë mënyre ato e bën edhe atë edhe më të fortë”.

Fati Gmbh është kompani që sot numëron më shumë se 150 punëtorë në mbarë Evropën, duke filluar nga Arkitekte, Inxhiniere, Financiare e deri tek punëtorët e terrenit, ku shumica nga punëtorët janë Shqiptare.

Ndryshe, “Rrëfim Suksesi” është emisioni që ka në fokus tregimet e shqiptarëve të suksesshëm në Diasporë./ge

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme