Me aktivitete të ndryshme shënohet Dita e Baballarëve në Prishtinë

Prishtinë | 20 Qer 2021 | 16:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me aktivitete të ndryshme është shënuar “Dita e Baballarëve”, festival ky që përfshin gara, muzikë, ekspozitë, kuiz, art, kulturë dhe aktivitete të tjera atraktive, raporton Ekonomia Online.

Në këtë festival po marrin pjesë edhe shumë prindër dhe fëmijë të cilët kanë ardhur për tu argëtuar dhe lozur lojëra të shumta në kuadër të këtij aktiviteti, dhe për të festuar më ndryshe këtë festë.

Njomëza Berisha nga organizata SIT tha se sikundër çdo vit në kuadër të ditës së baballarëve, edhe sot po manifestohet me aktivitete nga më të ndryshmet për të argëtuar prindërit dhe fëmijët.

“Po bashkë  me organizata  tjera dhe organizatën tonë SIT, dhe biznese private festojmë ditën ndërkombëtare të baballarëve, kemi bërë disa aktivitete që e promovojnë prindërimin por edhe baballakun”, tha ajo.

“Çdo vit festohet dita e babllarëve, edhe sot kemi këndin e leximit, muzikë e argëtim që çdo herë tentojmë të sjellim diçka edukative”, tha mes tjerash Berisha.

Bëhet e ditur që ky festival të vazhdoj me aktivitete të shumta me qëllim të argëtimit për nder të Ditës së Baballarëve.

Të ngjashme