Me ardhjen e Kallas pritet të hiqet posti i emisarit për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 28 Gus 2024 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

REL ka publikuar një shkrim në lidhje me shefen e ardhshme të politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së, Kaja Kallas.

Sipas mediumit, shefja e ardhshme, që ishte dikur kryeministre e Estonisë, njihet si politikane me qëndrime të forta kundër Rusisë.

Në tekst paralajmërohet edhe një lëvizje e mundshme rreth postit aktual të Miroslav Lajçakut, atë të të dërguarit special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diplomatët po ashtu i kanë thënë REL-it se presin që ajo të jetë gati të merret me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Shefi aktual i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, më 2020 i kërkoi ish-ministrit të Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajçak, të shërbente si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogut. Por, ky proces ka prodhuar pak përparim real dhe duket se posti që aktualisht mban Lajçaku mund të hiqet plotësisht kur Kallas të bëhet kryediplomatja e re e bllokut”, ka shkruar mediumi.

Të ngjashme