Kryeministri ka të drejtë parimisht kur pohon se Asosicacioni nuk ka qene kërkesë e serbëve lokalë, por kërkesë e Beogradit. Dhe nuk ka dyshim se me anë të këtij entiteti Serbia nuk synon që t’i shtojë të drejtat demokratike të komunitetet serb, por ta betonojë edhe më shumë pushtetin e saj mbi ta dhe rrjedhimisht mbi shtetin e Kosovës. Pra me këtë entitet cenohen këto të drejta.
Por, kryemisntri duhet ta ofrojë një alternativë për shtegadalje nga situata. Sepse, tashmë kërkesa për themelimin e tij është shndërruar edhe në kërkesë ndërkombëtare për shtetin e Kosovës. Në fund të fundit ai vetë ka premtuar se do bisedojë me serbët lokal. Dhe deri sot nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim.
Në këtë drejtim edhe opozita duhet ta qartësojë pozicionin e saj. Sepse, kjo bashkësi është pranuar nga ajo gjatë negociatave në Bruksel. Dhe ajo nuk mund të mshefet pas frazave se jemi për dialog që rezulton për njohje reciproke. Se ky është qëllimi final i dialogut e kanë bërë të qartë tash e sa kohë edhe përfaqësuesit e SHBA-ve. Madje të dy administratat, si republikane më herët ashtu edhe kjo demokrate aktualisht.
Por, para se të vijmë te kjo pikë, ata po pohojnë se duhet të demostrohet vullnet për një kompromis gjeneroz. E përgjegjësia për këtë kompromis sot po imponohet si detyrë para skenës politike në Kosovë.