Me ceremoni shtetërore, kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas pritet nga presidentja Osmani

Prishtinë | 01 Qer 2025 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ceremoni shtetërore ka pritur Guvernatorin e Përgjithshëm të Antigua dhe Barbudas, Rodney Williams, dhe Zonjën e Parë, Sandra Williams, raporton Ekonomia Online.

Vizita zhvillohet me ftesë zyrtare të Presidentes Osmani dhe përkon me pjesëmarrjen e Williams në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Pas pritjes, pati edhe takim në ambientet e Presidencës, i cili ishte i mbyllur për medie.

Guvernatori i Përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Osmani

Pas takimit me Guvernatorin e Përgjithshëm të Antigua dhe Barbudas, Osmani do të zhvillojë takim edhe me Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.

Të ngjashme