Çdo kosovar që merr vizë shengen, në të shkruan se nuk mund të udhëtosh për në Spanjë. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në këtë shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për të marrë pjesë në kongresin e Internacionales Socialiste.
Kurti, pos shtetësisë së Kosovës e ka edhe atë të Shqipërisë. Shtetasit e Shqipërisë mund të udhëtojnë pa viza në zonën shengen përfshirë edhe kryeministrin.
Paparaci ka pyetur zyrën e Kurtit se me çfarë pasaporte ka udhëtuar ai në Spanjë, por zyrtarët e shumtë të qeverisë kanë refuzuar të përgjigjen. Ata madje nuk janë përgjigjur as në thirrjet telefonike të redaksisë.
Në të kaluarën kur politikanët kosovarë kanë udhëtuar në Spanjë, ky shtet u ka vendosur viza në një letër e jo në pasaportë.
Isa Mustafa, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës ishte detyruar ta marrë vizën në një letër e jo në pasaportë.
Procesi i liberalizimit të vizave sërish është shtyrë edhe pse grupet punuese në Bruksel kanë arritur dakortsinë që jo më larg se në 1 janar 2024 kosovarët të udhëtojnë pa viza.
Vendimi pritej të merrej në këshillin e ministrave të BE-së, por që kjo shty për shkak të krizës në veri.
Udhëtimi i Kurtit në Spanjë, e përfaqëson Kosovën, Lëvizjen Vetëvendosje si parti në Kosovë apo Shqipërinë, shtet ky që përfaqësohet nga Edi Rama si kryetar i partisë socialiste të Shqipërisë?