Ditën e sotme (e hënë) feston ditëlindjen nëna e këngëtares Dua Lipa, Anesa Lipa.
Artistja shqiptare me këtë rast i ka bërë një dedikim të veçantë duke përzgjedhur edhe disa nga fotografitë e tyre të përbashkëta, përfshirë këtu edhe ato nga fëmijëria.
Krijuesja e hitit “Levitating” e falënderon të ëmën për sakrificat që ka bërë e po ashtu edhe për përkushtimin në familje.
“Nënë. Urime ditëlindjen. Anesa Lipa, ju jeni gruaja më e fuqishme që njoh me zemrën më të madhe. Vetëm duke të shikuar, për personin që je, e mbushur me dashuri, kujdes e mirësi ndërsa unë jam rritur duke u bërë kjo që jam”.
“Faleminderit për çdo sakrificë që ke bërë për neve. Unë nuk do të isha kjo që jam pa ty! Të dua dhe shpresoj të kesh ditën më të mirë”, ka shkruar ajo.
Urimet ishin të shumta edhe nga miqtë e ndjekësit e këngëtares, marrë parasysh që vetëm në Instagram ndiqet nga 68 milionë njerëz.
Të dy prindërit, Anesa dhe Dukagjini, janë përkrahësit më të mëdhenj të Lipës që qëndrojnë prapa çdo suksesi të saj.