Analisti politik, Imer Mushkolaj ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci për mos blerjen e librave nga MASHT. Sipas tij, kjo është paaftësi dhe padituri nga ana e ministres.
Kjo kritikë e Mushkolajt erdhi pas vendimit që prindërit t’i blejnë tekstet mësimore vetë pastaj të bëhet rimburësimi nga ministria.
“Përndryshe, me e kuptu qysh menaxhohet arsimi n’Kosovë, mjafton me e pa kush është ministre. Paaftësia e padituria bashkë”, shkroi Mushkolaj.