Me emocione familjarët përcjellin diplomimin e oficerëve, Brahimaj: Lum ai që i shërben vendit të vet

Prishtinë | 27 Qer 2024 | 13:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me emocione e lot gëzimi, familjarë përcollën diplomimin e 16 oficerëve të rinj të gjeneratës 2024, raporton Ekonomia Online.

Nëna e njërit nga oficerët e ri, Shihrie Hasani, tha për Ekonomia Online se nuk ka kënaqësi më të madhe se sa ta sheh djalin e saj në shërbim të vendit.

Ajo apelon që të gjithë prindërit t’i dërgojnë fëmijët për t’i shërbyer vendit tonë.

“Kënaqësi më e madhe nuk kam pasur në jetën timë që më diplomoi djali im në vitin 2024. Shumë mirë kemi kaluar vështirësi kemi pasur por iu falënderoi të gjithë, jemi shumë të gëzuar, jam shumë krenar nuk mundemi as me përshkruar. Sa më shumë le t’i dërgojnë fëmijët në shkollë t’i edukojnë dhe të marrin këtë udhëtim dhe ta mbrojnë sa më shumë atdheun që shumë kanë dhënë jetën për këtë vend”, tha ajo.

Kurse një grua e moshuar, Hanëmshahe Elezi ishte ardhur me plotë vullnet për të parë celebrimin, ajo tha se gëzohet që ka arritur ta shoh ushtrinë e Kosovës.

“Kemi ardh për krejt ushtrinë, shumë jam e gëzuar që e kemi ushtrinë tonë, shumë jam ardhur me vullnet shumë jam gëzuar që e kam pa ushtrinë tonë për të gjithë. Më vjen mirë që e mbërritëm ne pleqtë që është bërë ushtria jonë”, tha Elezi.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ish-gjenerali i UÇK-së në rajonin e Dukagjinit, Lahi Brahimaj. Tha se përshtypje i bëri një fjalim i njërit nga kadetët e diplomuar.

“Pas katër vitesh punë intensive mësimi, sot kadetët diplomuan, familjarët e tyre dhe sigurisht edhe Kosovën e bëri krenar. Akademia e Kosovës ka një traditë që nga fillimi i saj në Aqarevë ku në radhë të UÇK-së Bekim Berisha e inicioi themelimin e akademisë dhe trupat mbrojtëse të TMK-së. Nuk ka ndjenjë më të mirë dhe emocion të veçantë sesa kur sheh djem dhe vajza me kushte të mira shkollohen për të mbrojtur vendin. Shumë dëshmor kanë dhënë jetën për këtë liri e dëgjova një kadetë që tha që ata kanë dhënë jetën ne e japim besën. Lum ai që i shërben vendin të vet”, tha Brahimaj.

Të ngjashme