“Me faturat e konsumatorëve të pjesës veriore nuk merret askush”

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 13:02 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me faturat e konsumatorëve të pjesës veriore të Kosovës nuk merret askush. Kështu ka thënë Raif Preteni nga Autoriteti Rregullator për Ujëra, gjatë prezantimit të raportit për vitin 2017 të këtij të fundit në Komisionin për Bujqësi dhe Planifikim hapësinor, raporton Ekonomia Online.

Ai më tutje ka thënë se i gjithë procesi i faturimit është i ndarë, pasi përkundër se qytetarët e veriut nuk paguajnë ujin që konsumojnë, për shpenzimet e tyre nuk paguajnë qytetarët e pjesës jugore.

“Në tri vitet e fundit nuk ka pasë rritje të tatimit për shërbime të ujit. Ndërsa në vitet 2018 janë rritur për 1 cent, kurse për ujërat dhe për konsumatorëve joshtëpiakë është mbuluar për 2 centë. Tarifat janë më të ulëta në raport me vendet e rajonit”.

“Për pjesën veriore ëahtë proces i ndarë. Konsumatorët e pjesës jugore nuk paguajnë për pjesën veriore, nuk kanë tarifa më të larta si pasojë e mospagesës së ujit nga ata të pjesës së veriut. Faturat nga pjesa veriore nuk i pranon askush”.

Daut Haradinaj tha se ligjin do ta kenë shumë shpejt. Ai më tutje kërkoi shpjegime se pse ka pasur rritje të çmimit për konsumatorët shtëpiakë e zbritje të atyre institucionalë, raporton EO.

Sipas Pretenit, në këtë mënyrë po rritet gradualisht çmimi për individët, ndërsa po zbritet për industrinë. Ndërkohë, Preteni ka bërë të ditur se ka pasur një rritje të inkasimit.

Të ngjashme