Rita Ora ka zbuluar të vetmen pamje nga dasma e saj super sekrete në videon shoqëruese për këngën e saj të re “You & I”.
Këngëtarja, 32 vjeçe, u martua me regjisorin fitues të çmimit “Oscar”, Taika Waititi, 47 vjeç, verën e kaluar, në atë që u tha se ishte një ceremoni e vogël sekrete, ‘shpirtërore’ me vetëm tre të ftuar të pranishëm.
Dhe ylli me origjinë shqiptare padyshim i bëri fansat të komentojnë me nxitim, në momentin që në klip shfaqet një nga momentet e dasmës, kur çifti i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit, shkruan DailyMail.
Fotografia e dasmës, e vendosur pranë tavolinës së Ritës në video, e tregon bukuroshen të veshur me një fustan të bardhë me material dantelle me mëngë të gjata të dizajnuar nga Tom Ford, teksa mbështjell krahun rreth bashkëshortit të saj dhe e puthë atë.
Fotoja tregon se dyshja i shkëmbyen betimet e tyre në një ambient të jashtë gjatë ceremonisë së tyre idilike, me Taikan dhe Ritën që duken më të dashuruar se kurrë teksa u shpallën burrë e grua.
Kjo vjen pak muaj pasi Rita ndau me publikun detaje nga dasma e saj dhe pranoi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë.