Me gjithë pandeminë, Polonia planifikon t’i mbajë zgjedhjet gjatë muajit maj

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Ligjvënësit e Polonisë kanë votuar për të siguruar që zgjedhjet presidenciale të planifikuara për muajin maj të shkojnë përpara, pavarësisht coronavirus.

Në përpjekjen e dytë, partia qeverisëse “Ligj dhe Drejtësi” arriti ta kalojë masën në dhomën e ulët, për një sondazh të kryer tërësisht me votim postar.

Opozita ka frikë, se kjo do të nxisë padrejtësisht shpresat për rizgjedhje të presidentit Andrzej Duda.

Gjithë kjo, po bëhet në kohën kur Polonia po përballet me pandeminë, që ua ka marrë jetën 678 personave, derisa 13,693 janë të infektuar.

Nën udhëheqjen e presidentit Duda, Polonia ka miratuar ndryshime të gjera dhe të diskutueshme në shoqëri, përfshirë gjyqësorin dhe medien.

Drejtuesit e opozitës kanë frikë se partia nacionaliste që është në pushtet dhe e mbështet presidentin në detyrë, po kërkon të sigurojë fitoren e tij për të vazhduar këtë program.

Në anën tjetër, partia në pushtet ka thënë se këto pretendime nuk janë të vërteta, ndërsa vetëm dëshiron të vazhdojë një proces demokratik.

Si do të bëhet votimi?

Sipas masave të kaluara me vështirësi, nuk do të ketë vend votim fizik dhe të gjithë do të votojnë nëpërmjet postës, ku secili votues do të dërgojë votën në postën e cajtuar të zonës ku banon.

Ky sistem do të jetë i vendosur për raundin e parë të votave, të planifikuar për dhjetë maj, si dhe për një votim të mundshëm të balotazhit më 24 maj.

Kryetari i dhomës së ulët ka fituar gjithashtu fuqinë për të vonuar votimin, por vetëm deri më 17 maj. 

Të ngjashme