Me gjithë vëmendjen kah Ukraina, Putini çon të dërguarin e tij në Ballkan

Prishtinë | 21 Shk 2022 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Me të gjithë sytë te një pushtim i mundshëm rus në Ukrainë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po dërgon të dërguarin e tij të lartë të sigurisë në Ballkan, ku Moska është përpjekur të ruajë ndikimin kryesisht përmes aleatit të saj, Serbisë.

Mediat pro-qeveritare të Serbisë raportuan se Nikolai Patrushev, sekretari i fuqishëm i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, do të mbërrijë në Beograd në ditët në vijim për bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilat thuhet se do të përqendrohen në pretendimet e Moskës se “mercenarët” nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja po dërgohen nga ato shtete të Ballkanit për të luftuar në anën ukrainase kundër rebelëve pro-rusë mes frikës së një sulmi rus.

Ndërkaq, zyrtarët nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja i kanë hedhur poshtë këto pretendime, të cilat janë bërë nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, javën e kaluar.

Të ngjashme