Shkrimtari më i përkthyer, nga gjuha spanjolle, në këtë shekull është Gabriel Garcia Marquez, i cili zëvendësoi Miguel de Cervantes, sipas të dhënave të fundit nga instituti Cervantes.
Rezulton se autori i “Njëqind vjet vetmi” është përkthyer në 10 gjuhë në dy dekadat e fundit, raporton Guardian.
Instituti doli në këtë konkluzion përmes bazës së të dhënave WorldCat, e cila përmban 554,858,648 regjistrime bibliografike në 483 gjuhë, dhe pa se cilët shkrimtarë janë përkthyer më shumë në arabisht, kinezçe, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, japonisht, portugalisht, rusisht dhe suedisht.
Duke përdorur këto të dhëna, instituti Cervantes përpiloi një hartë të kërkueshme të veprave të përkthyera nga spanjishtja nga viti 1950 e deri më sot.
Raquel Calleja, kreu i kulturës në këtë institut, tha se harta do të zgjerohet në të ardhmen për të arritur sa më shumë gjuhë të jetë e mundur.
Nga viti 2000 deri në vitin 2021, autorët më të përkthyer spanjisht-folës ishin Marquez në vend të parë. Pastaj i ndjekur nga Isabel Allende, Jorge Luis Borges, Mario Vargas Llosa, Cervantes, Carlos Ruiz Zafon, Arturo Perez-Reverveda e Luis Sepule.
Megjithatë, thuhet aty, Cervantes mbetet shkrimtari më i përkthyer spanjisht-folës i tetë dekadave të fundit.