Ajo është ndjerë shumë e sëmurë para se të paraqitej në një koncert për të interpretuar, megjithatë kjo s’është bërë një pengesë për të.
Këngëtarja Bebe Rexha, e cila pritej të performonte në një koncert të organizuar nga gjiganti i teknologjisë Samsung, u sëmur pak para se të këndonte.
Rexha e ka xhiruar veten me shiringën e infuzionit në dorë, derisa i kishin mbetur vetëm 2 orë nga shfaqja.
Si energjike që është, e ka rimarrë veten menjëherë dhe ka interpretuar para të pranishmëve në këtë mbrëmje të organizuar nga Samsung.